Nazi: E ardhmja është për të ruajturit, Kanë shpëtuar ata që kanë pastruar veten e tyre


Përshëndetje

Shpresoj ta publikoni këtë.

 Unë Nazmi Sfishta, këngëtar në grupin Aurora kam dhënë dorëheqje nga puna ime në Ministrinë e Kulturës.

 Po ashtu, ne grupi Aurora më nuk jemi me LDK-në.

 Vërtet kjo jetë është sprovë.

Të gabosh është njerëzore por të falesh është hyjnore.  Nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve. Teoria është teori, ndërsa praktika është zotërim i teorisë.

Për vet faktin që kam dhënë dorëheqje nga puna ime në Ministrin e Kulturës dhe për vet faktin që ne grupi Aurora më nuk jemi me LDK-në, konsideroj se kam folur mjaftueshëm.

E ardhmja është për të ruajturit.
Kanë shpëtuar ata që kanë pastruar veten e tyre.

Rruga e mirë është rrugë e vështir por jo më e vështir se forca përballuese e njeriut.

Asnjë njeri nuk është perfekt.

Nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve.

Kush bën keq, i bën vetes së tij keq.
Kush bën mirë, i bën vetes së tij mirë.

Nuk dua të përmendi emra, çdo njeri ka emrin e tij dhe çdo njeri është peng i veprës së tij.

Çka të mbillet korret.
Çdo njeri do të takohet me rezultatin e tij.

E precizoj se nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve.

Jemi afër muajit të bekuar të Ramazanit. Muajit të paqes, mëshirës dhe mirësive të mëdha.

Njeriu duhet të jetë paqësor edhe në situata të vështira.

Në emrin tim dhe në emër të grupit Aurora  gjithë myslimanëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në gjithë botën, ju urojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat në përjetësi.

Çdo njeri është mëkatar.
Zoti është falës i madh…

Të nderuar qytetar dhe qytetare për hir të Zotit t’i kthehemi Zotit dhe  atëherë do ta kuptojmë lumturinë, shpëtimin, suksesin dhe të gjitha të mirat…
Zoti është me durimtarët dhe me njerëzit e mirë

Me respekt,
Nazmi Sfishta/Grupit Aurora. 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
3
OH BRE

Nazi: E ardhmja është për të ruajturit, Kanë shpëtuar ata që kanë pastruar veten e tyre

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in