Fëmija ha qymyr duke menduar se është çokollatë, përfundon në emergjencë  


Një fëmijë 8 vjeçar nga kryeqyteti ka përfunduar në Emergjencë pasi ka qenë në prag të vdekjes pasi gabimisht ka hëngër  40 gramë qymyr, duke menduar se është çokollatë.

Sipas të dhënave të para nga Qendra Emergjente e Kosovës, fëmija ka qenë në gjendje kritike pasi ka shkumuar qymyr që është shkrirë gjatë tentimit që të hahet nga fëmija.

“Fillimisht kena pas problem me e bind fëmijën që nuk ka qenë duke ngrënë çokollatë por qymyr e tani me pastru”, ka thënë mjeku kujdestar.

Ndërsa prindërit e fëmijës janë arsyetuar se aksidenti ka ndodhur pasi ata duke u tentuar që të copëtojnë sa më hollë copat e qymyrit i kanë prerë në atë formë që duken sikur çokollata dhe i kanë lënë përfundi shporetit të druve.

“Burri dojke që qymyri me hi tamam në shporet, edhe i prejti qashtu e perime u dokshin si çokollata po sma ka marr mendja që sabija e han”, ka thënë nëna e fëmijës.

Gjendja e fëmijës është e mirë ndërsa familja ka vendosur të mos shfrytëzoj qymyrin për ngrohje.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Fëmija ha qymyr duke menduar se është çokollatë, përfundon në emergjencë  

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in