Adelina Thaçi: Bardhyli kur ishte në koma përmendte vetëm fjalën pinjoll


Këngëtarja Adelina Thaçi, bashkëshortja e deputetit që tash nuk dihet nëse u zgjedh deputet, Bardhyl Metaj, i cili tashmë ka dalë me një ide tepër kreative, sikurse krijimi i  Shoqatës së Prishtinalive të Vjetër.

Ai në ftesën drejtuar prishtinalive të vjetër të cilët janë takuar të shtunën ka përmendur edhe një fjalë të cilën e përmenden më pas të gjithë. Ishte fjala pinjoll.

E pikërisht dje, Adelina Thaçi në një intervistë për gazetën e vjetër “Rilindja” ka treguar se këtë fjalë e kishte dëgjuar kur Bardhyl Meta ishte në koma.

“Tash po e kuptoj pse Bardhyli kur ishte në koma e përmendte vetëm fjalën pinjoll. Nja 1 mijë herë e ka përmend, e unë si e Drenicës nuk e disha qa i bjen, thojsha najsen për politikë”, ka thënë Adelina për “Rilindjen” e cila botohet dhe shitet vetëm për prishtinalitë e vjetër.

Një gazetar i Kukuneës është prishtinasi i vjetër dhe e ka siguruar intervistën.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
31
PN
OH BRE OH BRE
113
OH BRE

Adelina Thaçi: Bardhyli kur ishte në koma përmendte vetëm fjalën pinjoll

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in