Arbana Xharres i prishen 3 palë këpucë duke vrapuar pas Kadri Veselit


Angazhime të jashtëzakonshme kanë ndodhur në dy ditët e fundit tek personi që është shpresa e këtij vendi për një fillim të ri me probleme të vjetra, Arbana Xharrës.

Menjëherë pasi ateroj me dy krahë të thyer tek krahët e fortë të Kadri Veselit, Arbana Xharra ka filluar të vrapoj pas tij në tentim që të filloj reformat, qysh nga takimet në Soma e deri tek çerdhet.

Por gjatë këtij vrapimi maratonik brenda një kohe tepër të shkurtër, Arbana Xharrës i janë shkyer këpucat.

“Këpucat që mi ka ble mama kur ka qenë në Shëngjin e që i kam pas shumë për qefi më janë shkyer duke vrapuar pas juve qytetarëve të nderuar, krah për krah e hap për hap me Kadriun tim”, ka thënë Xharra.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Veselit. Ai i ka premtuar Xharrës t’ia blej një palë këpucë të reja fringo me markë.

“Hajt se garant mama ti ka ble lirë në Shëngjin e qata që janë shkyer hyhhyhy”, tha Veseli me pak humor, për të cilin është i njohur jashtëzakonisht shumë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
12
PN
OH BRE OH BRE
59
OH BRE

Arbana Xharres i prishen 3 palë këpucë duke vrapuar pas Kadri Veselit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in