Autobusët e rinj shërojnë kancerin dhe parandalojnë gripin


Përpos që janë të shpejtë, të pastër dhe mbërrijnë në kohë, autobusët e rinj të Prishtinës, kanë edhe veti shëruese.

Sipas një studimi të bërë në Japoni del se autobusët që kanë ardhur në Prishtinë kanë veti shumë shëruese dhe mund të parandalojnë sëmundjet e ndryshme.

Por më specifike ka dalë fakti se autobusët e rinj përbëjnë veti të ndryshme që shërojnë sëmundjen e kancerit.

“Përmes rrotave super të mira dhe karrigeve që dridhen herë pas here, autobusët e rinj, arrijnë të depërtojnë në qelizat e prekua nga kanceri dhe i heqin ato duke i shëruar”, thuhet në studim.

Por kjo nuk është e tëra.

Autobusët e rinj parandalojnë edhe gripin. Pra të gjithë ata që ndihen se mund të sulmohen nga gripi duhet të bëjnë një vozitje dhe gjithçka mbaron aty.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Autobusët e rinj shërojnë kancerin dhe parandalojnë gripin

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in