Autorët e librit thonë se janë ndikuar nga Blerand Stavileci dhe Gëzim Kelmendi


Është zbuluar përsëri një perceptim i zakonshëm në shoqërinë kosovare, përkatësisht në librat shkollor. Kësaj here mediat kanë zbuluar se autorët e librit “Edukatë Qytetare” për klasat e 9-ta,  Demë Hoti dhe Naser Zabeli i botuar në vitet e fundit nga shtëpia botuese “Libri Shkollor”, përmban përshkrime denigruese për fëmijët që jetojnë pa njërin prind ose pa asnjë prind.

Sipas këtyre dy autorëve, familje e çrregullt është ajo që nuk është në rregull me disa rregulla të cilat përbëjnë një familje të rregullt.edukata

Por pranuan se për definicionin  e tyre se “familje e mangët ose e rregullt është ajo familje pa prindër, pa njërin prind, me fëmijë jashtë martese e me probleme të ndryshme” janë ndikuar nga deklaratat e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe deputetit Gëzim Kelmendi.

“Ne ishim duke diskutuar sesi  ta përkufizojmë fjalinë familje e çrregullt dhe ministrit Stavileci dha deklaratën e tij se familjet me 300 euro të ardhura nuk është mirë t’i bëjnë më shumë se 3 fëmijë. Andaj ne shikuam numrin e atyre familjeve që kanë më shumë se 3 fëmijë e kanë të ardhura më pak dhe i konsideruam që nuk janë familje dhe dolën këto të dhëna”, tha Zabeli.

blerandi

E kolegu i tij, Hoti ka shpjeguar se përse fjalia fëmijë jashtëmartesor apo me probleme të ndryshme lidhet me kërkesën e deputetit Kelmendi që gratë të punojnë më pak në mënyrë që të rritet nataliteti.

“Pra nëse gratë do të punonin më pak e burrat do të rrinin më shumë në punë, shumica e grave do të detyroheshin që të bëjnë fëmijë jashtëmartesor. Kësisoj familja çrregullohet”, ka thënë Hoti.

gzim

 

Ende nuk dihet nëse ministri Stavileci dhe deputeti Kelmendi do të marrin përgjegjësi për këtë ndikim tek shtresa akademike që mëson fëmijët e Kosovës të lindur në cilëndo formë, me apo 300 euro, pa ose me qenë i martuar.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Autorët e librit thonë se janë ndikuar nga Blerand Stavileci dhe Gëzim Kelmendi

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in