Bajram Gecaj: Unë ia dhurova trëndafilin Joshuas si hajmali e fatit


Figura emblematike e politikës kosovare Bajram Gecaj ka thyer heshtjen për të treguar dicka që pritet të bëjë jashtëzakonisht shumë zhurmë në botën e sportit të boksit.

Ekskluzivisht për Kukunews, Bajram Gecaj ka treguar një detaj që të gjithëve na ka ikur.

TRANDOFILI.

Po çne me trandfolin anglez, do pyesi juve, lexues të dashur?

Por ja që është një histori që fshihet prapa trandofilit që Bajram Gecaj e mbante një kohë.

Një fotografi e ditëve të fundit që po qarkullon nëpër internet, shihet sesi Anthony Joshua kampioni i boksit në botë po e mbanë në trupin e tij disa momente para se të hynte në ring në momentet kur po bënte disa ushtrime.

Më pas doli në ring dhe fitoi e grushtoi kundërshtarin. Po ku e mori Joshua trëndafilin.

Besoni ose jo, ky nuk është #fakenews. Atë ia ka dhuruar Bajram Gecaj. Tregon vet ai.

“Një ditë para shumë muajsh teksa vitin e kaluar ne po qëndronim në një vizitë zyrtare në Federatën Botërore të Boksit aty diku në korridore pash një djalë tepër i madh edhe iu afrova e pyeta: Si jeni? Si po kaloni? Si i keni kushtet? Ai fillimisht më shprehu respekt për LDK-në dhe më pas edhe për Kosovën e sidomos për shqiptarët”, fillon rrëfimin Gecaj.

Më pas Gecaj thotë se menjëherë e ka vërejtur se në atë djalë të madh gjigant si Muja e Halili kishte ardhmëri por nuk ishte i sigurt a kishte fat.

LONDON, ENGLAND – NOVEMBER 03: Anthony Joshua streches during the Anthony Joshua and Dillian Whyte Press Conference at Trinity House on November 3, 2015 in London, England. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

“Teksa me kulturë të lartë më përshendeti dhe më tha: “Ika Bajram se kam me ushtru edhe ti je pak nxon me takime” unë e ndala dhe i thash: “Hej Xhoshua, eja këtu”, tregon Gecaj.

“E kisha me vete trëndafilin ngjit në katin tim dhe e hoqa i thash: Shiko djalosh në ty shoh shumë ardhmëri por jo dhe fat. Urdhëro këtë trëndafil dhe mbaje deri në momentin kur të ngjites në ring sepse është si hajmali, për fat”, vazhdon rrëfimin rrënqethës Gecaj.

“Dhe ja ku jemi Xhoshua kampion ndërsa unë pres të bëhem kryeministër”, ka thënë Gecaj.

Urime suksese.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
11
OH BRE

Bajram Gecaj: Unë ia dhurova trëndafilin Joshuas si hajmali e fatit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in