Banorët e Drenasit: Më mirë të ishim në Alepo sesa të votojmë të dillen


Në vigjilje të balotazhit i cili do të mbahet të dielën në Drenas ku qytetarët e këtij vendi do të zgjedhin kryetarin e tyre, Kukunews ka shkuar në Drenas dhe ka intervistuar më shumë se 40 mijë votues.

Atje vërehet një mungesë e entuazismit që duket sikur të ishte në gjendje lufte.

Shumica e të intervistuarve nga Kukunews kanë thënë për Agjencinë tonë, për të cilën thanë se meriton një mirënjohje shtetërore, duke thënë se me mujt ishin mshef në birë të minit të dillen.

“Ma mirë me kanë në Alepo sesa me dalë me votu të dillen. Për kanë kena me votu? Hajt kallxomni ju, unë po e liroj tovolinën”, ka thënë një qytetar me mbiemrin Bazaj.

Në anën tjetër një qytetar tha se “ do të ishte më i lumtur sikur të shtunën të kriste lufta dhe të anuloheshin zgjedhjet” teksa një qytetar tha se “me qëllim të shtunën do ta thyej këmbën që të mos mund të dalë në votime”.

“Unë për vete du mu qorru”, tha një qytetar tjetër.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
2
OH BRE

Banorët e Drenasit: Më mirë të ishim në Alepo sesa të votojmë të dillen

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in