Dështon ndërtimi i xhamisë shkaku i pëllumbave – në Prishtinë ka vetëm sorra


Gjithçka ishte gati. Kompania ishte përzgjedhur dhe me të kuptuar se bëhej fjalë për ndërtimin e një xhamie madhështore kishte pranuar ta ndërtoj falas.

Bashkësia Islame si financuese dhe përzgjedhëse e projektit madhështorë të Xhamisë me katër Minare Spektakulare ishte entuziazmuar dhe kishte përfituar edhe një fond tjetër.

Arkitekti një prej më të njohurve në botë që ishte përzgjedhur ekskluzivisht nga baba i islamit, Daddy Erdogan, kishte ardhur dhe ishte gati të mbikëqyrte punimet e ndërtimit të kësaj vepre madhështore që kish me ja kënaq zemrën Allahut.

Por projekti do të dështoj.

Arsyet për këtë janë pëllumbat që arkitekti i Daddy Erdogan ka paraparë 12 pëllumba të cilët siç shihen në fotografinë e projektit që ka fituar në konkursin e BIK-ut.

Problemi është fare i thjeshtë.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është vend në hapësirën e së cilës fluturojnë vetëm sorrat.
Sipas studimeve të veterinarëve të shpezve qe i ka përzgjedhur Bashkësia Islame e Kosovës, pëllumbat e kanë të pamundur të jetojnë në një hapësirë me sorrat sepse do të ishin 12 dele të bardha mes deleve të zeza.

“Sorrat bëhen agresive dhe i sulmojnë pëllumbat sepse edhe sipas islamit sorrat prezantojnë të keqen dhe pëllumbat mirësinë. Sorrat janë shejtani, pëllumbat janë melaqet”, ka thënë veterinari turk.

Sipas tij “12 melaqe që sillen rreth xhamisë së Allahut kishin me u rrjep nga shejtanët  e zi që e kanë pushtu qiellin e Prishtinës”.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
8
PN
OH BRE OH BRE
23
OH BRE

Dështon ndërtimi i xhamisë shkaku i pëllumbave – në Prishtinë ka vetëm sorra

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in