Dita e Tretë e Bajramit: 90% e kosovarëve bohen gati për deti


Reporterët e Kukunews kanë vazhduar hulumtimin e tyre në terren sesi po e festojnë Festën e Bajramit, dhe për dallim prej Ditës së Parë të Bajramit ku secili e ka dashtë njoni-tjetrin dhe Ditës së Dytë së Bajramit ku askush nuk don me pa me sy kërkon, Dita e Tretë e Bajramit ka zbrazur Kosovën.

Në Ditën e Tretë të Bajramit mbi 90 përqind e kosovarëve kanë qenë duke u përgaditur për të shkuar në deti.

“Me menzi i lajtem gjithë ato enë, gjithë ato tepsia, edhe krejt shpija hallakam, e tash me menzi jemi dalë qetu në ETC mi ble do sene për deti se boll tu prit. Prit Ramazanin, Prit Bajramin, shkoj vera”, ka thënë një qytetare e anketuar.

Më pas një qytetar tjetër ka thënë se i ka pas krejt senet gati për me shku në deti veç kanë prit mu kry musafirët.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
8
OH BRE

Dita e Tretë e Bajramit: 90% e kosovarëve bohen gati për deti

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in