Dy orë pasi e merr lejen, Endriti hap autoshkollë


Pasi me të njohshëm e mori lejen, duket sikur Endriti është mrekulluar nga vozitja sa ka vendosur të hap autoshkollë të vetën.

Djali i presidentit duket sikur nuk e ka për dëshirë që të ndjekë rrugën e babait të tij si politikan me ideologjinë e pastër “futja sa s’ta kanë fut”.

Ai ka vendosur që të bëhet instruktor ku do të mësojë gjeneratat e ardhshme sesi të vozisin.

“Te unë nuk ka me të njohshëm. S’dinë me vozitë S’dinë me vozitë s’ka aty tërrta-mërrta”, ka thënë Endrit Thaçi i cili se fundmi ka qenë shumë i angazhuar në udhëtime të detyruara nga Fakulteti.

Kukunews mëson se arsyeja kryesore pse Endriti e ka hapur autoshkollen “Verona” që mban emrin e një vajze të cilën Endriti e ka pasur simpati në klasën e 3-të fillore, ka të bëjë me faktin se as nëna e as Shkëlqesia e tij, nuk dinë të vozisin por gjithashtu iu vjen inati që të shkojnë në ndonjë autoshkollë normale kështu që ja kanë qelë djalit të tyne autoshkollën.

SKANDAL: Endriti e merr lejen me të njofshëm pa e këqyr “këndin e vdekur”

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
40
PN
OH BRE OH BRE
89
OH BRE

Dy orë pasi e merr lejen, Endriti hap autoshkollë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in