Ekskluzive:Haradinaj nuk është liruar me kusht por deri në gusht!


Problemet me gjuhën frenge, siç duket, kanë bërë që shqiptarët ta keqkuptojnë vendimin e Gjykatës Franceze lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt.

Një zyrtar i kësaj gjykate, është ankuar te ne për këtë problem. Ai ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është liruar me kusht por deri në gusht.

”Lidhje nuk kishin me gjuhën frenge keta kosovarët. Haradinaj do të jetë i lirë deri në gusht, por pa asnjë kusht!”, ka thënë ai.

Në përpjekjen tonë për të sqaruar me tepër këtë situatë, zyrtari i Gjykatës Franceze A Ka Ma, ka thënë se nuk mund të japë shpjegime tjera, pasi për portalet kosovare kjo është temë e gjerë, por ka shtuar se derisa në listat e Interpolit gjenden emrat e kosovarëve të akuzuar nga serbia, puna do të jetë kësisoj.

A Ka Ma ka rrudhur krahët kur është pyetur nga gazetarët tanë se çka do të ndodhë pas gushtit me Ramushin.

Ju kërkojmë falje lexuesve nëse kanë kuptuar pak ose aspak nga kjo temë.

Kështu na tha A Ka Ma e kështu le te mbetet.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Ekskluzive:Haradinaj nuk është liruar me kusht por deri në gusht!

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in