Endriti mungon në DokuFest, u harxhu në Rio


Dokufestit i ka munguar një nga vizitorët më të shpeshtë dhe më të rëndësishëm, djalin e presidentit, Endrit Thaçi, pasi këtë vit, ai nuk ka arritur që t’i bëjë paratë për të shkuar në Prizren.

Sipas një njoftimi të bërë nga rezidenca presidenciale e hirësisë së tij, Hashim Thaçi, thuhet se për shkak të harxhimeve të shumta të buxhetit personal të bëra gjatë vizitës në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

‘Buxheti personal i Endritit nuk i ka përmbushur kërkesat financiare për vizitë në festivalin DokuFest, në Prizren. Harxhimet e shumta por më të rëndësishme për Kosovën, nga buxheti personal, në Lojërat Olimpike, ia heq mërzinë Endritit për mos pjesmarrje në DokuFest edhe pse të gjithë shoqëria e tij, tashmë janë atje’, thuhet në një njoftim të presidencës.

Në anën tjetër, Endriti, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se megjithatë është mërzitur pse nuk ka arritur të shkoj në DokuFest.

‘Alone! Qeshtu kur të shpenzojsh pa kontroll, jet pa shku në Dokufest’, ka shkruar Endriti në përshkrimin e fotos në të cilin ai pozon me veshtë e qenushit, një maskë e aplikacionit ‘Snapchat’.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
5
OH BRE

Endriti mungon në DokuFest, u harxhu në Rio

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in