Enis Ujkani: Njerëzit po më ngatërrojnë me Hashim Thaçin


Janë bërë disa orë që kur paraqitja në një reklamë të një kafeje, showmenit Enis Ujkani i dha  përsëri famën që e kishte pasur me emisionin Supersfida. Kjo pasi aktori me famë botërore George Clooney imitoi keq rolin e Enisit në një tjetër reklamë të kafesë.

Pas kësaj Enisi u bë temë e diskutimeve botërore pasi deklasoi aktorin hollivudian me paraqitjen e një xhentëllmeni të pashëm dhe tërheqës për reklamën Extra Caffe. Ndërsa aktori Clooney dështoi ta imitoi këtë rol në reklamën për kafenë Nespresso.

Në një intervistë ekskluzive për Kukunews, Enisi i cili për momentin gjendet jashtë vendit duke lobuar për anëtarësim në UNESCO, ka thënë se e ka ndjerë famën e kësaj reklame pasi ka parë shumë komente gjithandej në rrjetet sociale.

“Jam këtu tek selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me një grup të showmenave duke promovuar dhe lobuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Famën e kam ndjerë edhe këtu pasi shumë njerëz me kanë ngatërruar me Hashim Thaçin”, ka thënë Ujkani.

Sipas Enisit, ka qenë e pritshme që George Clooney të dështoj në imitimin e rolit e tij, pasi një rol i tillë i përket një gjentellmeni shqiptar e jo një aktori si George.

Ujkani ka hamendësuar arsyen përse shumë diplomatë në OKB po e ngatërrojnë atë me Hashim Thaçin.

“Kam dëgjuar gjithashtu se ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi që edhe po udhëheq anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është ngatërruar me George Clooeny në OKB, andaj edhe mund të ketë ndodhur kjo ngatërresë, pasi unë nuk jam emër edhe aq i njohur në diplomacinë për trashëgiminë kulturore”, ka thënë Ujkani.

Ai nuk ka dashur të tregoj nëse do ta paditë Clooneyn për  kopjim të rolit por dhe sipas zërit me të cilin na ka folur dhe shikimin që na ka dhënë gjatë bisedës në Skype, na ka lënë të nënkuptojmë se ai nuk do të tregohet edhe aq i ashpër me aktorin hollivuadian.

 

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Enis Ujkani: Njerëzit po më ngatërrojnë me Hashim Thaçin

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in