Fansat e Lushtakut kërcënojnë Farmville


Një grup që ka kërcënuar publicistin Veton Surroi, gazetën Koha Ditore dhe disa personalitete të tjera, i ka dhënë ultimatum Farmvillit për lirimin e heroit të tyre, Sami Lushtakut, njëherit kryetar i Skenderajt me korrespodencë, i dënuar në Grupin Drenica (GD).

Ky grup fantom që vepron kryesisht në Facebook, që ditë më parë nxorri një foto të Surroit, duke e quajtur atë tradhëtar, tha në një njoftim për shtyp se Farmville ka ultimatum 24 orësh për të liruar gjeneral lejtnant, Sami Lushtakun ose në të kundërtën ata do ta shkatërrojnë këtë fshat virtuel.

“Ne do të shkatërrojmë gjithcka pasi Lushtaku është i pafajshëm për çfarëdo që të akuzohet”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Shtetit ka reaguar duke thënë se do ti marr seriozisht këto akuza. Ne po ashtu do të hetojmë dhe do të kujdesemi edhe për kërcënimin e specave të gazetarit Enver Robelli dhe kastravecat e Halil Matoshit, thuhet në një reagim të prokurorisë.

Reagimi nuk ka munguar edhe nga krerët e shtettit. Ne do ta mbrojmë me cdo kusht irinë ne Farmville sepse ne jemi një vend demokratik dhe këto janë kërcënime ndaj shtetit.

“Sulmi ndaj Farmvillit do të ishte sulm ndaj investitoreve të huaj”, ka thënë Isa Mustafa, Skryeministër i Kosovës.

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaci, tha se nuk lozë me gjëra të tilla. Nuk kam koment. Unë i kam shit chipat e mi në Farmville

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Fansat e Lushtakut kërcënojnë Farmville

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in