Fëmija nga Drenasi helmohet pasi piu 5 kokakolla të mbetura pas takimit në oda


Një fëmijë nga fshati Korroticë e Mesme në Drenas ka përfunduar në emergjencë, pasi është helmuar si pasojë e konsumimit të kokakolave që kanë mbetur në një odë ku më parë ishte mbajtur një takim i  kandidatit të PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci.

Siç njofton Emergjenca e Kosovës, fëmija 10 vjeç, ka pirë 5 kokakolla dy litërshe përnjeherë.

Nëna e fëmijës tregon ngjarjen.

“Burri ma herët më tha mos gabo mu dok ka oda sonte se ka partia takim edhe jena mbledh burrat. Ama më tha që masi të kryhet takimi me shku me paqallaisë oden se nesër e kena nji fejesë. Po masi kto takime pi majn natën, u mashtrova mas ni seriali, edhe shkova me vonesë në odë, nja 20 minuta pas takimit”, nisë rrëfimin nëna e fëmijës.

Ngjarje e mëtutjshme është tragjike.

“Kur shkova në odë, e pash Notin, djalin tem ish pas ulë midis ode e ish kanë tu shkumu kokakollë. Meniher e dita, që i ka qu eks kokakollen, ama për që i ka pi 5 sma ka marr menja. Se ai sabi osht, ska dit, ka mendu që osht Viti i Ri”, ka thënë nëna e fëmijës.

Me këtë rast, Ramiz Lladrovci, e ka vizituar fëmijën e helmuar dhe i ka uruar shërim të shpejt, dhe rritje edhe më të shpejt, në mënyrë që edhe ai të votojë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
5
OH BRE

Fëmija nga Drenasi helmohet pasi piu 5 kokakolla të mbetura pas takimit në oda

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in