Ferma Demokratike e Kosovës blenë lopë të reja – të vjetrat po shterren


Ferma Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë zyrtare duke lajmëruar se disa nga lopët e vjetra pronë e FDK-së, janë duke u shterrur dhe si pasojë e kësaj nuk po përfitohet shumë tamel.

Zyra për Mjelje në Fermën Demokratike ka bërë të ditur se tashmë Bordi i Qobanëve është vendosur për të zëvëndësuar lopët e vjetra me ato të rejat.

“Bordi i Qobanëve ka vendosur që pas 17 viteve mjelje të sukseshme të lopëve të cilat atë kohë ishin marrë ndihma nga fondacionet e ndryshme sikurse Loptë e Zvicrës dhe të Danimarkës ka vendosur që t’i pensionojnë, duke i shitur për mish ndërsa ka blerë një kontigjent të lopëve të reja, mjelja e të cilave pritet të jetë më e sofistikuar”, thuhet në komunikatën e FDK-së.

Sipas kësaj komunikate, lopët e vjetra tashmë nuk po qesin më shumë se 1 litër tamel në ditë, andaj është nevoja e Fermës që të ketë më shumë tamel, dhe lopët e reja që janë blerë premtojnë deri në 15 litra në ditë.

FDK-ka ka lajmëruar se ka sofistikuar edhe mënyrën e mjeljes duke iu përshtatur teknologjisë së re dhe që së shpejti do të lansoj produkte të reja nga mjelja e lopëve të sapoblera.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Ferma Demokratike e Kosovës blenë lopë të reja – të vjetrat po shterren

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in