Fisi Kalash kërcënon Serbinë: Gati të luftojmë për Kosovën


Fisi i njohur në Afganistan të cilët i zbuloi Adem Salihaj, e që janë me origjinë ilire me zemër në Kosovë, me anë të një letre dërguar krerëve më të lartë serbë, ka kërcënuar Serbinë për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Në letrën e tyre, fisi Kalash, i bën thirrje Serbisë që t’i ndalojë  kërcënimet për luftë dhe të mos e provokojë Kosovën.

Në letër ata janë prezantuar si miqtë e Adem Salihajt me lidhje edhe me Behxhet Pacollin.

Ata kanë treguar se janë në dijeni se trupat e KFORIT do të niseshin pas forcave ROSU në mbrojtje të kufijve, por siç kanë sqaruar  në letrën e tyre, ata do të niseshin të parët për t’u hedhur në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.

“HAKA QATA PATA PAKALA HAKALA TAKALAKA HATA PATAKALA KALATA BUKALA PUTALA” kanë shkruar ata në letrën e tyre drejtuar institucioneve serbe.

Serbia në anën tjetër ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Sigurisë ku kanë kërkuar që të merret seriozisht kërcënimi i fisit “Kalash”.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
7
PN
OH BRE OH BRE
13
OH BRE

Fisi Kalash kërcënon Serbinë: Gati të luftojmë për Kosovën

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in