Fjalët e fundit që dëgjoi Veseli ishin ato të Kushtrim Sadikut dhe ezanin e hoxhës


Kukunews ka arritur të sigurojë një informatë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me procesin e shurdhimit të kryetarit të PDK-së dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas informacioneve nga Spitali Amerikan në Kosovë, aty ku po trajtohet Veseli, fjalët e fundit që Veseli i ka dëgjuar dhe vazhdimisht po i përmend janë ato të moderatorit të emisionit “Info Magazine”, Kushtrim Sadiku.

“Sipas asaj çfarë vazhdimisht po përsërit Veseli del se fjalët e fundit janë ato të të gazetarit të nderuar Kushtrim Sadiku. Veseli vazhdimisht po përmend fjalët e Sadikut, bravo Kadri e kena kallë me qet intervistë”, ka thënë mjeku kujdestar Tom Jones.

Por mjeku tha se Veseli përpos këtyre fjalëve po përmend edhe disa dova të cilat duket se i kanë ngelur nga thirrja e ezanit të xhamitë e shumta të Prizrenit.

“Ai pasi po citon Sadikun po thirrë vazhdimisht Allaaaaaaaaaaaaaaaaaaahuuuuuu ouaaakbar edhe po fillon me disa dova të cilat ne besojmë se janë shkak i ezanit të hoxhës në Prizren”, thotë mjeku kujdestar.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për kthimin e dëgjimit të Veselit.

Kukunews ka qenë portali i parë që ka raportuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës është shurdhuar si pasojë e dëgjimit të tepërt të qytetarëve gjatë turit të tij të dëgjimit.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
9
OH BRE

Fjalët e fundit që dëgjoi Veseli ishin ato të Kushtrim Sadikut dhe ezanin e hoxhës

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in