Flet dilleri i LDK-së: I kom shit mall tkeq Burovcit, i kërkoj falje


Pas bujës që ka bërë fjalimi i një anëtari të LDK-së me mbiemrin Burovci (emri për besë spo na kujtohet edhe po pritojmë me google) Kukunews është kontaktuar nga një person që ka dashur të jap një intervistë.

Pas kafes së dytë (të paren e kemi pirë tek kafet e rakisë ndërsa të dytën në GrandStore) personi në fjalë ka rrëfyer se ai në fakt është dilleri i LDK-së që i shet mall anëtarëve të kësaj partie.

Ai i ka thënë në një intervistë për Kukunews se arsyeja pse Burovci ka folur ashtu në përvjetor të partisë duke pretenduar se ka folur me Rugovën është shkaku i mallit të keq që ai e ka përdorur se fundmi.

“Kërkoj falje sepse është faji im. Malli shumë i keq u kon që ja kom jep”, ka thënë ai.

Më pas ka treguar historinë e Burovcit me drogën.

Fillimisht eksperimentoi me marijuanën, të cilën ia dha një shok klase një fundjavë maji, ndërsa më pas shroomsat apo kërpurdha u bë Zot i tij. E takova në mjediset e LDK-së në Kodrën e Trimave. Ishte një djalë i heshtur, që me pasion përgatiste fjalimet siç i quante ai, informuese për partinë”, rrëfen dilleri.

Biseda me Rugoven – (Sa për arkivë)

E dimë që e keni parë, por po e publikojmë sa për ta pasur në arkivë se ku me ditë Rugova i bjen pishman.

Posted by Kukunews on Freitag, 24. März 2017

Por më pas marijuana nuk i jepte më efekt dhe shume shpejt nisi drogat e tjera.

“Tashmë jeta e tij kishte hyrë në një rrugë pa krye dhe mbi te gjitha nuk ishte me zot i vetes, por dikush tjetër- droga. I dhash drogë të mirë gjatë këtyre viteve por së fundmi i kam dhënë mall të keq, andaj edhe eskaloi”, thotë dilleri.

Referuar të dhënave të fundit të raportit të dillerit për vitin 2017, numri i personave që janë përdorues të drogave haluc në LDK është rritur dukshëm.

Ndër grupet më të prekura, sipas dillerit, janë anëtarët e vjetër të LDK-së.

Megjithatë, kohët e fundit, sipas tij, “ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve kur edhe anëtarët e rinj në LDK po injektohen”.

 

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
7
OH BRE

Flet dilleri i LDK-së: I kom shit mall tkeq Burovcit, i kërkoj falje

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in