Ganimete Musliu prezanton të dashurin që ishin fejuar në djep


Edhe pse është munduar gjatë krejt emisionit ta fsheh të vërtetën se nuk është në lidhje dhe se është single, madje madje se është një virgjëreshë e përbetuar ose burrneshë, ekipi hulumtues i Kukunews ka bërë një kërkim dhe ka ardhur në përfundim se në fakt, personi i ftuar së bashku në emisionin NIN, është i dashuri i deputetes Ganimete Musliu.

Mësohet se Ganja dhe mixha janë në një lidhje parahistorike që ka lindur para shumë vitesh kur Ganja shkonte me qit qaj në oda.

Qysh atëherë mixha ia kishte vënë syrin, dhe kishte biseduar me babanë e Ganimetes.

“Madje mixha kishte dashur që ta fejoj në djep Ganen dhe ia kishte arritur.”, rrëfen një i afërm i çiftit.

kuku1

Babai i Ganes, edhe pse fillimisht nuk donte ta fejonte qiken e vet me mixhen, duke thënë se nuk ka llogari me jap qiken për një plak, ia kishte premtuar Ganen.

Vitet  kishin kaluar e Ganja ishte rritur e bërë deputete, por dashuria e mixhes për Ganen nuk kishte ndryshuar.

Kur mixha kishte mbetur pa grua, ai ishte vënë në kërkim të dashurisë së vjetër: Ganes.

“Një ditë mixha shkon në Kuvend edhe e kërkon Ganen. Ganja si deputete që i pret të gjithë qytetarët në zyrën e saj e kishte pritur edhe mixhen. Por ishte shtangur kur kuptoi që mixha ishte ai që kishte dashur qysh moti ta fejonte”, rrëfen asistentja e Ganes.

“Ganja fillimisht i tha se është duke kërkuar për një person të sinqertë por pas insistimit romantik të mixhes, ra”, rrëfen jo.

kuku3

Tash, Ganja dhe mixha jetojnë të lumtur dhe kanë një banesë modeste në Prishtinë.

Janë duke planifikuar ta ndërtojnë edhe një odë së bashku për të ngjallur kujtimet e tyre të fëmijërisë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
9
OH BRE

Ganimete Musliu prezanton të dashurin që ishin fejuar në djep

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in