Gazetari Vehbi Kajtazi bën operacion plastik


Fama që ka arritur në fushën e gazetarisë hulumtuese e ka bërë të jetë më përgjegjës ndaj opinionit publik dhe fansave të tij. Dhe kjo nënkupton edhe rregullimin e imazhit, përkatësisht të pamjes së jashtme.

Kësisoj, gazetari Vehbi Kajtazi është detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni plastik në fytyrën e tij, me qëllim që të rregulloj imazhin e një gazetari që përpos shkruan për tema të mëdha, përkujdeset edhe për detaje të rëndësishme siç është paraqitja e jashtme.

Emisioni “Prive” përkatësisht Liberta Spahiu ka zbuluar për publikun dy fotografi të Kajtazit, një para dhe një pas operacionit plastik.

Në foton para operacionit, Kajtazi ka pasur një fytyrë krejtësisht naive dhe një stil flokësh që i ka ngjarë një frizurë djaloshare.

“Më duhet të them se ajo pamje nuk shkonte asesi me seriozitetin e temave që unë shkruaj në gazetë. Shumë fansa më kanë shkruar duke më sugjeruar që ta ndërroj këtë pamje dhe përgjegjësia ime publike nënkupton edhe këtë ndërhyrje”, tha Kajtazi në “Prive”.

E pas operacionit plastik që ka kushtuar mbi 20 mijë euro, Kajtazi duket me flokë të shkurtra dhe ka instaluar një palë syze të diellit. Krejt kjo është bërë me një arsye.

“Meqënse shkruaj për tema dhe ngjarje të errëta, më kanë sugjeruar që në këtë operacion plastik të vë syze të diellit që t’i shoh edhe më errët ngjarjet e errëta”, tha Kajtazi.

Ndërsa Liberta Spahiu e përgëzoj Kajtazin për dukjen e re duke e arsyetuar këtë operacion si të nevojshëm për karrierën e tij. Javën tjetër, Kajtazi do të marrë pjesë në emisionin “1 kafe me Labin” për të folur rreth pamjes së jashtme të personaliteteve në fushën e gjykatave dhe të sigurisë.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gazetari Vehbi Kajtazi bën operacion plastik

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in