Gëzim Kelmendi: pesë orë punë, tri orë seks


Familja është në prej shtyllave kryesore të partisë më të re në Kosovë Fjala, andaj kryetari i saj, ish deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, ka propozuar që gratë të punojnë vetëm pesë orë në Kosovë dhe të marrin pagën e njëjtë.

Tre orët tjera ato do ti kompensojnë me seks dhe përkujdesin ndaj fëmijëve, në mënyrë që të rritet nataliteti në Kosovë, i cili sipas kësaj partie është në rënie.

Themeluesi i Partisë Fjala, ka theksuar se kjo është një gjë e rëndësishme.

 “Ne e dimë që duhet bërë më shumë fëmijë dhe të vetëdijshëm që fëmijët bëhen në bazë të marrëdhënieve seksuale, kemi vendosur që orarin e punës ta ndryshojmë edhe për meshkujt dhe të kemi vetëm pesë orë në ditë”, ka thënë Kelmendi, i cili ka sqaruar se ky program është i nevojshëm pasi edhe ashtu Kosova nuk ka nevojë shumë për punë dhe femrat natyrisht si më të respektuara se meshkujt në Kosovë, duhet të rrinë më shumë në shtëpi.

 

Analistët kanë frikë se nëse në Kosovë punohet vetëm pesë orë nga gratë, ka mundësi që për shkak të mospërputhjes së orarëve në kujdesin ndaj fëmijëve të marrin pjesë edhe fqinjët dhe andaj duhet pasur një mekanizëm të kontrollit.

 

 “Ne mendojmë se gratë nuk duhet të hapin derën kur burrat nuk janë në shtëpi”, ka thënë analisti i njohur i cështjeve seksuale, Berat Buzhala.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
8
OH BRE

Gëzim Kelmendi: pesë orë punë, tri orë seks

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in