Gruaja e Kadrisë akuzon gruan e Albinit se nuk din me bo bakllavë


Gruaja e Kadri Veselit, të cilës nuk ia dimë emrin pa e këqyrë në google sepse këtu te na gruaja ekziston vetëm në raste specifike, ka bërë disa deklarata pompoze për Ditën e Bajramit.

Ajo ka lëshuar akuza ndaj gruas së Albin Kurtit së cilës gjithashtu nuk ia dimë emrin për arsye të njëjta, se si norvegjezja nuk ka gatuar bakllavë për Bajram.

“Arsyeja është e thjeshtë. Ajo nuk din me maru bakllavë se nuk osht shqiptare. Ku din norvegjeska me shtru petë, ajo dy vo a din mi thy a jo”, ka thënë gruaja e Kadri Veselit. (Shkrune emrin në koment nëse ju kujtohet).

Sipas gruas së Kadrisë (përsëri nëse e dini emrin pash Allahun që na e shkruni në komente) Albini nuk mund të jetë kryeminsitër i një vendi ku bakllava është institucion në  veti kur gruaja e tij (seriozisht se ua teshëm ama kqyr për emrin nëse keni ide, shkrune në komente) nuk di të gatuaj bakllava.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
33
PN
OH BRE OH BRE
123
OH BRE

Gruaja e Kadrisë akuzon gruan e Albinit se nuk din me bo bakllavë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in