Intervistë me Bio Mulaku: Si ka hyrë magjia e zezë ruse në trupat e mijëra kosovarëve


Bio Mulaku sapo kishte filluar të ndjejë lirinë nga mediat të cilat muaj më parë iu gjujten krejt “pse ka hyrë me kerr midis sheshit në Prishtinë në ditën historike të Kosovës, kur u liru Ramushi” kur në zyrën e tij “anti magji të zezë” kishin filluar të vijnë njerëz që u kishte hyrë dicka në trup, dicka krejtësisht e pazakontë.

“Filluan të vijnë njerëz që u kishte hyrë dreqi, flisnin vetëm qysh me hjek Ramushin prej politike, qysh me shkatërru Kosovën, piskatshin Zajdenica, komandantat sen skanë luftu, na teshen me luftë, nKosovë nuk jetohet e gjithcka”, fillon rrëfimin Bio Mulaku.

“Për besë unë e lexova shkrimin tuaj sesi janë helmuar disa kosovarë me caj rusi ama thash hajt se nashta fake neës, kur bash në qato momente po më lajmërohet njoni: Mulak ni vlla i vogël mu ka tranu, sdi qa ka, po thotë a jeni normal qysh i keni votu qata që ju kanë rrejt që 17 vjet, qysh je bo veteran pa kanë, tradita shqiptare eshte palidhje”, rrëfen tronditjen Bio Mulaku.

Por numri i këtyre të rinjve me simptoma të tilla por edhe me shumë të tjera ishte në rritje.

Këtë e kishte hetuar mendja dhe ndërdija e Bio Mulakut por ai donte të ruante qetësinë.

Por me 10 dhe 11 qershor të këtij muaji kishte ndodhur dicka që atë nuk do ta linte më diferent.

“Qato dy ditë ja nisen si shumë me ardh rinia. Ka 7 a 8 i shtina meniher, po ja nisi edhe mu shpeshtu kjo gjenerata 30 e te nalt. Gjendja e tyne, papapaa shumë shuuuumë e ran. Kurr qasi raste skom pas. Edhe ma rroki: intelegjenca ruse e ka përhap një magji të zezë edhe i ka kap ata që kanë shkelë në do kapaka të kanalizimit që agjentat rus i kanë vnu naper krejt Kosovën”, thotë Bio Mulaku për Kukunews.

Pusetat ruse te cilat jane prekur me sehire. Nese shkel ne to, menjehere te kap magjia e zeze ruse.

Tashmë diagnosa ishte gjetur dhe Bio Mulaku kishte një detyrë të vecantë. Në fakt ai ende e ka këtë detyrë, sepse sipas përllogaritjeve tona agjentët rus kanë vendosur më shumë se 10 mijë kapakë në 10 mijë puseta kanalizimesh në të gjithë Kosovës.

Vendodhja e tyre nuk dihet.

Por Bio Mulaku e di vendodhjen e së paku 300 kosovarëve të prekur nga magjia e zezë ruse.

Kukunews ka siguruar të drejtat e më shumë se 10 videove në të cilat Bio Mulaku shihet teksa ia heq magjinë e zezë ruse kosovarëve.

Do ti publikojmë gjatë ditës dhe javës.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
11
PN
OH BRE OH BRE
24
OH BRE

Intervistë me Bio Mulaku: Si ka hyrë magjia e zezë ruse në trupat e mijëra kosovarëve

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in