Jeta në Kosovë reprizon Rubikonin


Emisioni Jeta në Kosovë të cilin e shikojnë të gjithë në shtëpi dhe në lokale e restorante të ndryshme po sikur të ishte ndonjë seria turk, ka vendosur që sonte t’i bëjë një nderë një emisioni konkurruese sikurse ai “Rubikoni”.

Ky emision ka vendosur që sonte duke filluar nga ora 20:03:35 do të reprizojë debatin mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Isa Xhemajlaj të NISMA-s për kryetar të Drenasit.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga regjisori i këtij emisioni Faik Ispahiu, thuhet se pasi autorja e emisionit “Jeta në Kosovë”, Jeta Xharra, korri sukses të jashtëzakonshëm duke dalë në The Guardian, emisionet me temat lokale nuk janë më me rëndësi.

“Se po tja qi nanen temave që i bojnë tyrli kurvani e kurve ktu. Na veq me tema internallski tash merrem”, ka thënë Faik bej Ispahiu, fotografinë e të cilit po e bashkangjesim për shkak se shumë thjesht mund të mos e njihni edhe pse madhësia e tij ngjanë sikurse me atë të Fisnik Ismailit, të cilit me siguri e njihni.

faiku

Në këtë emision të Jeta në Kosovë, Ramiz Lladrovci flet për nënën e tij me duart të arta, zbulon thënien “Forca e bënë fuqinë” dhe tregon sesi “Ligji zgjatet si llastyki”, ndërsa kandidati i NISMA-s thotë se “Kur të hajsh buk, len trosha”.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
4
OH BRE

Jeta në Kosovë reprizon Rubikonin

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in