Kelmendi: Baza e partisë “Fjala” është fjalia “Pak punë, shumë seks”


Kosova është zbukuruar edhe më një parti tjetër, kësaj radhe nga kategoria e partive fetare. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka themeluar partinë e tij që quhet fjala.

Në Kuvendin e parë të partisë, ku me një konkurrencë të fortë mes 4 kandidatëve është zgjedhur kryetar Gëzim Kelmendi, është theksuar nevoja e skenës politike për një parti me një orientim socialo-fetar.

Në fjalën e tij si kryetar i partisë, Kelmendi i cili njihet për teorinë e tij se duhet të punohet më pak për të bërë më shumë seks në mënyrë që të rritet nataliteti në Kosovë, ka ripërsëritur qëndrimin e tij që tashmë është bërë qëndrim edhe i partisë “Fjala”.

“Baza e partisë Fjala do të jetë fjalia ‘Pak punë, shumë seks’. Familja për ne është e rëndësishme më shumë sesa puna. Nataliteti është thelbi i kësaj shoqërie. Andaj votojeni partisë Fjala që të kemi më pak punë më shumë seks”, ka thënë ai, teksa ka ngjallur reagime dhe ovacione nga të pranishmit në këtë kuvend.

Sipas Kelmendit, kosovarët do ta votojnë fjalën “Partia” pasi tradicionalisht kosovarët janë të dhënë pas familjes dhe më pak punës.

“Kosovarët e duan punën por më shumë familjen. Familja krijohet duke shtuar numrin e anëtarëve të familjes. E shtimi i numrit të anëtarëve të familjes bëhet duhet duke bërë seks. Seksi nuk bëhet duke punuar”, ka thënë Kelmendi.

Edhe ky fjalim ka ngjallur ovacione të mrekullueshme në sallë.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
2
OH BRE

Kelmendi: Baza e partisë “Fjala” është fjalia “Pak punë, shumë seks”

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in