Kiflet që teprojnë dhurohen falas për udhëtarët e autobusëve të rinj


Komuna Inovative e Prishtinës ka marrë vendim reciklues duke vendosur qe kiflet që teprojnë nga shkollat fillore të shpërndahen nëpër autobusët e rinj të Prishtinës.

Normalisht, falas.

“Me qëllim që t’i dhurojmë çdo ditë nxënësve kifle të freskëta Sekretariati për Ide Inovative dhe Reciklim ka vendosur që të kiflet që teprojnë nga ato që dërgohen si dhuratë falas për udhëtarët në autobusët  e rinj”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi kiflet do të dhurohen falas për udhëtarët e autobusëve në autobusët e rinj, duke filluar nga ora 18:00 deri në orë 22:00.

“Në orën 16:00 kur përfundon mësimi ndërrimin e pasdites, do të bëhet grumbullimi i kifleve që teprojnë nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të bëhet shpërndarja proporcionale e kifleve në 31 autobusët e rinj”, thuhet në komunikatë.

Dorëzimi i kifleve bëhet pas pageses së biletës 40 centsh, ndërsa kiflja e parë do të dorëzohet nga kryetari Shpend Ahmedi në autobusin e linjës 4.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
18
OH BRE

Kiflet që teprojnë dhurohen falas për udhëtarët e autobusëve të rinj

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in