Kim Jong-Un – Ramushit: Nuk merrna me sporte të lehta, jam gjeneratë me Adem Jasharin


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka reaguar ndaj deklaratave të Qeverisë së Ramush Haradinaj, i cili tha se ivlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

Sipas Haradinajt, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Në fund të kumtesës theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.

Por ka ardhur reagimi i Kim Jong-un i cili tha se nuk merret me sporte të lehta.

“Unë s’jom si Ramush Haradinaj ose si ky tjetri Behgjeti,  unë jam gjeneratë tjetër, unë kam ra nëpër do sene tjera, unë ndoshta keni harru po unë jam kanë në gjeneratë me Adem Jasharin, qysh ka luftu ai me 5,6,7 mars unë kam luftu me 27, unë nuk muj tash me hy me qeto sportet e vogla, nëse është nevoja me mbrojtë Korenë e Veriut e bënë në luftë me Amerikën e jo me Kosovën”, ka thënë Kim jong-un.

Kimi ka thënë se raketat balistike interkontinentale të vendit të tij kanë kapacitet të përfshijnë tërë territorin e Kosovës.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
9
OH BRE

Kim Jong-Un – Ramushit: Nuk merrna me sporte të lehta, jam gjeneratë me Adem Jasharin

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in