“Kqyre edhe n’libër po shkrun që ma ke ngul me fjalimin kundër Devollit”


Pas një analize të gjatë dhe të stërholluar në lidhje me fotografinë që e ka postuar Albin Kurti në të cilën shihet teksa Shpend Ahmeti është duke i treguar se çka po shkruan në një libër, ekipi i ekspertizës së Kukuneës-it ka arritur ta deshifrojë se çka i ka thanë Dema-Ukës jo po Pendi-Kurtit.

Sipas të gjitha gjasave edhe pse pak ka gjasa sepse gjasat janë të shumta që të mos ketë asnjë gjasë, Shpend Ahmeti i ka treguar Albin Kurtit se me fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës për Devollin, disa javë pasi vet Ahmeti ishte parë duke qëndruar në jaht të Devollit bile bile krejt rastësisht sikurse me kanë ne qebaptore të Pejës, aty kishte ardhur edhe Blerim Devolli.

“Kqyre Bini le që njerëzia po folin e mediat po shkruajnë por edhe në libër po shkrun që ma ke ngul me qat fjalim kundër Devollit në Kuvend”, i ka thënë Pendi-Binit.

Ekspertët tanë kanë arritur në përfundim se Bini i ka thënë Pendit, “hajt burrë se krejt pe dijnë so nami që edhe shkrimtarët e kanë shkruar”.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
4
OH BRE

“Kqyre edhe n’libër po shkrun që ma ke ngul me fjalimin kundër Devollit”

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in