Kukunews sjellë serialin më të ri turk, “Arbana e Madhërishme”


Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka marrë vendim që televizioni TRRT të nisë menjëherë përgaditjet që sa më parë të realizohet seriali më i ri turk, “Arbana e madhërishme”.

Në mbi 200 episode, seriali do të trajtojë në detaje jetën tragjike por të guximshme të Arbana Xharrës qysh nga fëmijëria në Gjakovë aty ku ka luajtur me llastik e deri tek aderimi në PDK dhe rrahja e saj por me mundësi vazhdimi deri në episode pa kufij, deri sa Arbana të vdes.

Seriali “Arbana e Madhërishme” do të ketë një buxhet prej 35 milionë eurove, dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Kukunews.

Seriali do të transmetohet cdo ditë prej të hënës deri te premten në orën 20:00.

Rolin kryesor, pra atë të Arbana Xharrës do ta luaj aktorja Hyrije Piqksamja.

“Arbana e Madhërishme ” i referohet mbretërimit të Arbana Xharrës në fushën e gazetarisë dhe politikës dhe seritë dramatizojnë intrigat e haremit të saj  dhe gjykatës.

Shumica e incidenteve dhe veprimeve që ndodhin janë të bazuara në tregime imagjinare të Arbanës, me gazetarë dhe haremin e saj në politikë, por këto veprime ndodhin në kohë të caktuar të këtij mbretërimi nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në moshën njëzet e gjashtë, kur sundimi i saj filloi, Arbana Xharra kërkoi për të ndërtuar një perandori në këtë botë më të fuqishme dhe më të gjerë se të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë dhe të merr në dorë politikanët e pamposhtur si Adem Grabovci.

Gjatë sundimit 46-vjeçar të sa, Arbana Xharra, u bë e njohur si luftëtarja më e madhe dhe kryetare e Lindjes dhe Perëndimit.

Arbana i ri u ngjit në fron pas marrjes së lajmit të kurorëzimit të saj me Kadri Veseli në një festë gjuetie në 2017.

JA TRAILER-I I SERIALIT

Fat në fatkeqësi, pjesa e II – Arbana Erdogan

Pas historisë prekëse të Labit me aksidentin e famshëm vjen historia tjetër prekëse e Arbanes ne parking. Ju mbetet juve ta votoni: Cila histori ja vlenë të bëhet serial turk apo spanjoll?

Posted by Kukunews on Donnerstag, 18. Mai 2017

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
15
PN
OH BRE OH BRE
48
OH BRE

Kukunews sjellë serialin më të ri turk, “Arbana e Madhërishme”

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in