Kush ja nguc femnen Endritit dënohet me 5 vjet burg


Kodi i ri Penal i cili është propozuar nga Presidenti i Kosovës do të jetë një rregullator i lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Kukunews ka siguruar të gjithë Kodin e Ri penal me të cilën rregullohen shumë sene në jetë.

Një detaj jashtëzakonisht i rëndësishëm do të jetë edhe femna e Endritit, djalit të presidentit, e cila si modele-aktore-juriste tashmë është një thesar për popullin dhe historinë moderne të Kosovës.

Kësisoj për ta mbrojtur nga gojët e liga, sytë e shtremtë ose sytë e sehireve, me Kod të Ri Penal kushdo që e ngucë femnen e Endritit, do të dënoeht me 5 vjet burg.

“Në pikën ZHGL të këtij neni sanksionohet shpifja ndaj femnes së Endritit.

“Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shikimeve ose fjalëve ‘ ta hanksha’ ‘ o kuku sa e mirë koke’ ‘o çfarë thobe’ i drejtohet femnes së Endriti në një mënyrë të dëmshme për respektimin e institucionit të shtetit Zonjës së Re, dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet, thuhet në pikën ZGHL”, thuhet në Kodin Penal.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
78
PN
OH BRE OH BRE
276
OH BRE

Kush ja nguc femnen Endritit dënohet me 5 vjet burg

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in