Kuvendi i Kosovës ndanë 300 mijë euro për t’ia kthyer dëgjimin Veselit


Menjëherë pas lajmit se Kadri Veseli është shurdhuar pas dëgjimit të tepërt të qutetarëve anekënd Kosovës, ka ardhur reagimi i Kuvendit të Kosovës, që ka ndarë një shumë modeste për shërimin e Kadri Veselit.

“Duke e ditur rëndësinë që ka për vendin, veshët e kryetarit të Kuvendit duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme. Andaj Kuvendi i Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për shërimin e veshëve të Kadrisë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, veshët e Kadri Veselit janë të artë dhe  pa ata veshë Kosova nuk  mund të përparojë.

“Së pari veshët e Kadrisë, pastaj Kosova”, ka thënë Haliti.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
5
OH BRE

Kuvendi i Kosovës ndanë 300 mijë euro për t’ia kthyer dëgjimin Veselit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in