LDK-ja kërkon zbardhjen e së vërtetës për rrahjen mes Adelinës dhe Leonorës


LDK-ja pas kërkimit për zbardhjen e vrasjeve dhe krimet kinse politike të oponentëve paqësor-luftarak LDK-PDK-VENDLINDJA THERRET-3PERQINDSHI-SHIK-SHISHI, ka dalë edhe një tjetër ndërskamncë tjetër.

Një nga rastet me të cilin opinion publik në Kosovë është tronditur me fuqinë e një tërmeti 11 gradë Celsius (mos mendoni që s’po e dimë që e kemi shkru gabim por s’po na kujtohet) ka qenë ai i rrahjes mes dy këngëtareve që kanë prezantuar dy taborre krejtësisht të ndryshme politike.

“Fill menjëherë pas përfundimit të luftës aty diku, këngëtaret që deri në ato vite adhuroheshin nga të gjithë bëjnë ndarjen e tyre nga pikëpamjet politike duke ndarë kështu edhe ndarje mes popullit. Thënia A je me Leonoren a Adelinen për shumë vite ka qenë e pranishme tek populli dhe kjo ndasi duhet të hetohet” thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, rrahja mes Adelinës dhe Leonorës nuk ka qenë rrahje e zakonshme normale por ka qenë e shtyrë nga ekspoentë politikë që ende gërmojnë në nëntokën dhe mbitokën e pushtetit në Kosovë.

“Rrahja mes Adelinës së moderuar nga Prishtina dhe Leonorës me bukuri virgjine nga Drenica, ka qenë e orkestruar dikush në politikë që mund të ketë qenë o Lule o Gjarpër që pren n’besë për të thelluar urrejtjen për LDK-në”, thuhet në komunikatë.

Adelina dhe Leonora tashmë sipas analistëve dhe ekspertëve të cështjes së sigurisë duhet të lënë inatet anash dhe t’ia bëjnë me dije Qeverisë sesi duhet reaguar me sinqeritet, duke e pranuar se e gjithë urrejtja e tyre ka qenë thjeshtë një lojë në politikë dhe show biz.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
14
OH BRE

LDK-ja kërkon zbardhjen e së vërtetës për rrahjen mes Adelinës dhe Leonorës

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in