Lirohen të gjithë të burgosurit në Kosovë


Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, të përbashkët me EULEX-in, se të gjithë të burogosurit në Kosovë do të lirohen ditën e hënë, pasi është vërejtur një gabim trashanik me shoqërinë kosovare.

 

Pas protestave për lirimin e grupit të Drenicës, Sami Lushtakut e Sylejman Selimit, por sidomos Lushtakut, ne kemi filluar të shikojmë të gjitha dosjet dhe kemi vërejtur se në Kosovë të gjithë që janë nëpër burgje, janë të pafajshëm dhe janë aty vetëm për shkak të keqkuptimeve”, ka thënë prokurori i EULEX-it, Deni Devito.

 

Ai ka shtuar se nga ky gabim do të mësoj edhe vet Bashkimin Evropian për sundim të rendit dhe ligjit.

 “Natyrisht ne jemi të bindur se nuk ka nevojë të formohet as Gjykata Speciale dhe na vjen keq. Kemi njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës, se menjëherë pas lirimit të të burgosurve dhe shpalljes së pafajësisë së përgjithme, ne do të largohemi”, tha Devito, duke kërkuar për mirëkuptim për dëmin që i është bërë Kosovës në imazhin e saj ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se largimi do të jetë i ndadalshëm por i shpejt. “Deri të premtën besojmë se do të largohemi, disa me vetura e disa varet prej fluturimeve. Nga e shtuna Kosova do të jetë në BE”, tha ai.
Ministri i drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi, falëndëroj EULEX-in dhe uroj qytetarët e Kosovës.

 

 “Kjo është një ditë historike. E çuditshme se si nuk e kemi vërejtur edhe ne deri tani”, tha ai duke shtuar “Urime Kosovë”.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Lirohen të gjithë të burgosurit në Kosovë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in