Mikullovci ia ofron Kurtit rolin e Avni Bobajt në këmbim të postit të kryeministrit


Aktori i cili sot thuri lavde të një pas njëshme për Albin Kurtin duke e quar në qiellin e 8, një më lart sesa të qon lezeti i seksit, ka bërë një ofertë interesante për Kurtin.

Mikullovci ka thënë se aq shumë e do dhe e respekton Albin Kurtin saqë është në gjendje që të sakrifikohet duke ia ofruar rolin e Avni Bobajt në Kafeja Jonë liderit nga poshtë-lartë të Vetëvendosjes.

“Albini i shkretë që ta then zemrën me këtë pasuri të pakët që e ka e meriton që të jetoj mirë e më mirë. Aq shumë ka bërë për vendin saqë jam në gjendje që t’ia dhuroj rolin e Avni Bobajt në Kafeneja Jonë. Unë do të sakrifikohem si kryeministër”, ka thënë Mikullovci.

Sipas tij është krejtësisht e qartë se ai po sakrifikohet sepse për rolin  Avni Bobajt i merr 6 mijë euro në muaj ndërsa si kryeministër vetëm 2 mijë edhe atu ktu naj tender, sa për të mos mbetur keq.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
8
OH BRE

Mikullovci ia ofron Kurtit rolin e Avni Bobajt në këmbim të postit të kryeministrit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in