Murat Jashari: Azem Vllasi ma vodhi bursën në vitin 1972


Atentatori ndaj avokatit dhe ish liderit komunist të Kosovës, Azem Vllasit, i pandehur Murat Jashari, ka zbuluar se arsyeja përse ka qëlluar në Vllasin ka qenë fakti se në vitin 1972 kur kishin qenë bashkë studentë avokati Vllasi kishte kopjuar nga Jashari dhe kishte arritur t’ia rrëmbente bursen për shkollim të mëtejmë.

Avokati i Jashari, Shqipërim Drejtimi, ka bërë të ditur se klienti i tij ka pranuar se ka qenë dorasi, por motivet e tij kanë qenë krejtësisht të arsyeshme pasi në këtë rast do të ishte vetë Jashari përfaqësues studentëve të Kosovës dhe fitues i bursës shtetërore për specializim në sistemin e vetëqeverisjes.

“Kjo është një padrejtësi për klientin tim dhe ai ka vepruar pas mllefit të krijuar dhe që nga viti 1972 ka përpiluar një listë më të gjithë ata që kanë ndikuar në shkollimin e tij dhe i pari në listë ka qenë Vllasi”, tha avokati Drejtimi, i cili sqaroi se ka qenë fati i keq i klientit që ka  huqur në provim edhe kësaj radhe që në fillim të karrierës.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
9
OH BRE

Murat Jashari: Azem Vllasi ma vodhi bursën në vitin 1972

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in