NATO dhe Ambasada Amerikane kundër fitores së Barcelonës


Fitorja e Barcelonës ndaj PSG-së 6:1 ka alarmuar NATO-n dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Në një komunikatë për media, NATO thotë se “ka mbështetur zhvillimin e lojës kthyese si një ndeshje profesionale dhe shumëgolëshe por jo me kaq shumë gola ”.

“Sonte kam biseduar me Lionel Messi, që t’i përcjellë shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për fitoren shkatërruese të tyre, pa e lon së paku PSG-në me e dhënë dy gola. E kam bërë të qartë se golat e tillë, janë të padobishëm për futbollin”, ka thënë sekretari gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur Barcelonën si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i Barcelonës janë çështje të brendshme të futbollit. Megjithëkëtë, nëse vazhdohet me këso gola, do t’i duhet NATO-s që ta vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj posaçërisht në fushën e ndërtimit të portave me rrjeta përpara”, ka shtuar sekretari i NATO-s.

Ndërsa në deklaratën për media, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se e mbështesin lojën e futbollit me gola gradual por në përputhje me standardet e futbollit”, thuhet në deklaratën e  tyre.

“Dhënia e 6 golave, do na detyrojë që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me lojtarët e Barcelonës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këtë ekip”, thuhet ndër tjera në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
8
OH BRE

NATO dhe Ambasada Amerikane kundër fitores së Barcelonës

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in