Nazi: Veseli nuk është vetvetja – kërkova prishjen e koalicionit


Me siguri e keni parë sot lëvizjen më nxehtë politike në vend. Fituesi i Big Brother,  Vesel Kurtishaj, ka hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Por në të njëjtën kohë, nga partia tjetër e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, kemi parë sesi ka dalë Nazi i Aurorës. Madje krejt Aurora ka dalë nga LDK-ja.

AURORA

Por të dyja këto ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën.

Siç merr vesh burimi jonë brenda koalicionit qeverisës, arsyeja pse Nazi ka dhënë dorëheqje ka të bëjë me faktin, se sot atij i është mësuar fakti se Veseli i Big Brother do të punësohej në Ministrinë e Kulturës, në zyrën ku ka punuar ai.

E kjo e ka nervozuar Nazin i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

“Nuk ka vend në Qeveri edhe për Big Brother edhe për Aurorën. Aurora ka tjetër filozofi për ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës, ndërsa Big Brother është vetëm një lojë, dhe Veseli nuk është vetvetja”, ka thënë Nazi.

Por Veseli ka thënë se Nazi bënë mirë që ka dhënë dorëheqje pasi politika është shumë e rëndë për të.

“Politika është lojë dhe ne të gjithë jemi futur në këtë lojë për të fituar. Duhet të jesh i fortë që ta kalosh dhe Nazi nuk është. Edhe nëse nuk do të jepte dorëheqje do ta kisha nominuar për të dalë nga Qeveria”, ka thënë Kurtishaj.

BIGBROTHER

Tutje sipas Big Brother a.k.a Kadri Veseli, Qeveria dhe kryeministri duhet të zgjedhin mes filozofisë së Big Brother dhe filozofisë së Aurorës.

“Big Brother po ju vëzhgon”, ka thënë Veseli.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Nazi: Veseli nuk është vetvetja – kërkova prishjen e koalicionit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in