Në vend të filmit në Hollywood, Thaçi do të gëzoj mbrojtje nga UNESCO


Pretendimi i ish gazetarit Veton Surroi se Hashim Thaçi si kryetar politik i UCK-së ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e Ramubejsë pasi i është premtuar realizimi i një filmi në Hollywood, ka dalë të jetë e pa vërtetë.

Ish lideri i UCK-së, tash kryeministër për Punë të Jashtme ose ka ndërruar mendje për rolin ose ka vendosur tek tash të kërkoj favorin për nënshkrimin e asaj marrëveshje.

Ish kryeministri i vendit, tashmë i gjendur në një pozitë ku është i rrezikuar nga të gjitha anët e mundshme ligjore por në një paqe politike sidomos në skenën ndërkombëtare, ka vendosur që të kërkoj të mbrohet si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Kjo kërkesë nuk është mohuar as pohuar nga zyra e baroneshës Ashton e cila ditë më parë është takuar me Thaçin, i cili në përshkrimin e fotografisë e ka quajtur takimin miqësor. Në këtë takim miqësor, siç raportojnë mediat britanike, Ashton i ka treguar Thaçit se do të publikoj të vërtetat e kësaj kërkese.

Ashton në librin e saj të ri, i cili pritet të dalë së shpejti në botim, sipas gazetës Gardian, shpjegon sesi Thaçi ka kërkuar që të sigurohet se nuk do të arrestohet nga Gjykata Speciale, as nga ndonjë prokurori ndërkombëtare ose lokale.

“BE ka vendosur që të hartoj një propozim për të futur Thaçin nën mbrojtje. Jo si person por si intelektual dhe politikan e ish luftëtar gueril,i cili ka treguar filozofinë e tij Thaçiane”, thuhet në librin e baroneshës Ashton.

Lidhja e ngushtë e Thaçit me trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, organi i Kombeve të Bashkuara për trashëgimisë historike dhe kulturore e bashkëkohore ka filluar të bëhet qysh prej është marrë vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas të gjitha gjasave Thaçi do të gëzoj mbrojtje nga UNESCO duke qenë krijues i Frymës Thaçiane.

Kjo i bie se Fryma Rugoviane të do mbrohet vetëm si trashëgimi orale ndërsa Fryma Thaçiane do të gëzoj mbrojtje si objekt, që i bie Thaçi do të jetë monument i mbrojtur me ligj.

Sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, lejen për të intervenuar ose rinovuar në një objekt të mbrojtur me ligj, e jep vetë, Ministria e Kulturës, që e drejton Kujtim Shala.

 

 

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Në vend të filmit në Hollywood, Thaçi do të gëzoj mbrojtje nga UNESCO

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in