Nëna e Thaçit festoi ditëlindjen me nënën e Ramushit –ajo e qon me lu n’aparata


Rukë Haradinaj dhe Hyrië Thaçi duket se kanë gjetur mënyrën sesi të luftojnë zhegun e madh. Ato në këto ditë kur djemtë e tyre po punojnë për Kosovën duke u munduar ditë e natë mi bo numrat, tashmë kanë vendosur të takohen.

Nëna e Ramushit, Ruka e ka thirrur në telefon nënën e Thaçit për ta pirë një kafe, por nëna e Thaçit Hyra ka thënë se “jo valla zheg spo ka njeri llogari me dalë në restorant dikun ma fllad”.

Ngjarja ka ndodhur dje kur Hyra e ka pasur ditëlindjen. I ka mbushur 80 vjet.

“Mori sot e kam edhe ditëlindjen a se ke pa që Thaçi mka qit nFacebook”, i ka thënë Hyra Rukës.

E dashur Nënë,I mbushe tetëdhjetë vjet. Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë.Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e…

Posted by Hashim Thaçi on Sonntag, 6. August 2017

E kjo kishte ndryshuar edhe ofertën e nënës së Ramushit për nënën e Thaçit.

“Uuuuu bij pse spo kallon që e ki ditëlindjen, hajde me shku me lu aparata, kënaqem edhe fllad edhe nashta na rrok najsen, ishalla po qesin kta aparata najher”, ka thënë nëna e Ramushit.

Por Kukuneës merr vesh që arsyeja e vërtetë e këtij takimi është fakti se Ramushi i ka thënë nënës së vet që me thirr nënen e Thaçit që me marrë me të mirë në këto momente të rëndësishme për vendin, që Thaci kurrqysh mos me ja jap mandatin Albin Kurtin.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
6
OH BRE

Nëna e Thaçit festoi ditëlindjen me nënën e Ramushit –ajo e qon me lu n’aparata

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in