Nisma më e re Thaçit: Pajtimi i Adelinës me Leonorën dhe Noizyt me Cozmanin


Pas një serie nismash që presidenti jonë Shkëlqesia e Tij Hashim Thaçi ka marrë në kuadër të kompetencave të tij si i pari i shtetit, ka ardhur koha e një nisme të re.

Pasi për hir të raporteve të shenjta me Amerikën, Thaçi u tregua diplomat duke u tërhequr nga nisma që ta bëjë vendin me ushtri pasi për javë të tëra qoj pluhen në të gjitha anët, ka ardhur koha për një nismë tjetër kruciale.

Presidenti pas Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit ka themeluar edhe nismën Estrada e Bashkuar, ku si qëllim ka pajtimin e të gjithë këngëtarëve shqiptar që kanë beef mes vete.

“Fillimisht do të nisemi me një prej rasteve më të ndjeshme në skenën shqiptare të muzikës, atë të Leonora Jakupit dhe Adelina Ismalit të cilat kanë pasur një konfrontim fizik që ka quar në dridhje të raporteve mes fansave. Pajtimi i tyre do të shënoj një hap përpara në krijimin e një shoqërie e cila mësohet që të tejkaloj inatin për të qenë të bashkuar kur kërkohet më së shumti”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Nisma në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Sipas kësaj Zyre, Nismat nga presidenti nuk do të mungojnë dhe ai çdo muaj do të sjellë një nismë të re.

Pas rastit të Adelinës dhe Leonorës, presidenti do të merret edhe me pajtimin  Baba Stars dhe OTR.

“Presidenti ka afërsi me pjestarët e të dyja kampeve të këtyre reperëve, mos të harrojmë faktin se presidenti ka foto edhe me Noizyn edhe me Cozmanin të cilin e ka takuar gjatë një darke që presidenti e kishte me këngëtaren e njohur Altuna Sejdiu-Tuna. Besojmë se rezultati nuk do të mungojë”, thuhet në sqarimin shtesë së këshilltares Nisma Ajeti.

Sqarohet se presidenti kësaj radhe nuk do të dorëzohet para asnjë presioni ndërkombëtar ose kushtëzimi të Listës Serbe, si në rastin e  ushtrisë.

“Ai rast ka qenë i pari dhe i fundit që presidenti thotë e nuk e bënë”, thuhet në deklaratën për media të Zyrës për Nisma në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
14
OH BRE

Nisma më e re Thaçit: Pajtimi i Adelinës me Leonorën dhe Noizyt me Cozmanin

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in