Pacolli dhe Hoxhaj përlahen se kush e solli njohjen nga Republika e Albin Kurtit


Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ministri në detyrë dhe jashtë detyrës i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj janë përfshirë në një debat të ashpër në lidhje me njohjen më të re të Republikës së Kosovës.

Pacolli ka thënë se ai gjatë një vizitë që i kishte bërë së fundmi Republikës së Albin Kurtit në qendrën e saj në Vetëvendosje kishte marrë sigurinë se Republika e Albin Kurtit do ta njeh Republikën e Kosovës.

“E sa i përket Enver Hoxhajt ai bile as nuk e njeh kërkan në Republikën e Albin Kurtit. Ne së fundmi kemi pasur edhe takime me liderin e Republikës së Albin Kurtit”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa Hoxhaj ka thënë se Republika e Albin Kurtit e ka njohur Republikën e Kosovës, për shkak se Republika e Kosovës i ka bërë presion ndërkombëtarë.

“Për këtë njohje kemi lobuar edhe në UNESCO”, ka thënë Hoxhaj.

Megjithatë lexues të nderuar e rëndësishme është që Republika e Albin Kurtit na ka njohur.

Njohja më e re e pavarësiësë së Kosovës

Edhe një shtet e njeh Kosovën Republika e Albin Kurtit, një shtet i vogël me disa qindra mijëra banorë ka njohur Republikën e Kosovo (region) një shtet gjithashtu i vogël me 2 milionë banorë.

Опубліковано Kukunews 31 травня 2017 р.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
15
OH BRE

Pacolli dhe Hoxhaj përlahen se kush e solli njohjen nga Republika e Albin Kurtit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in