Pas vizitës së Haradinajt në QKUK shnoshen 13 pacienta


E jashtëzakonshme. Efektet e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj po ndihen qysh në ditën e parë të punës.

Ramush Haradinaj, ka vizituar sonte Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përkatësisht Emergjencën ku ka folur me disa pacientë.

Dhe pasi kryeministri ka folur me ta ka ndodhur ajo që askush nuk e ka pritur.

Fiks 13 pacienta janë shnosh që kanë qenë të shtruar në QKUK.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe nga drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite është të shoh nga afër sesi qëndrojnë pacientat sesi po shnoshen.

“Falënderoj personelin mjekësor në të gjitha nivelet për një punë vërtet heroike dhe që gjithë kohën jeni në presion dhe në vështirësi. Së dyti u them se nuk do t’ju lëmë vetëm, pra dua të jem me ju që ta përmirësojmë gjendjen në shëndetësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Curr Gjocaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tha se me kryeministrin Haradinaj në krye shpreson se shëndetësia do të jetë me të vërtetë prioritet dhe jo vetëm fjalë.

“Për hir të së vërtetës deri më tani kemi marrë mbështetje kryesisht me fjalë, por shpresojmë se vërtet shëndetësia do të jetë prioritet i qeverisjes tuaj. Besojmë se do t’ia dalim në krye që të ofrojmë më të mirën e mundshme për pacientët tanë”, tha drejtori Gjocaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo vizitë tregon përkushtimin e madh të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, si mbështetje institucionale direkt për punëtorët shëndetësor.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
10
OH BRE

Pas vizitës së Haradinajt në QKUK shnoshen 13 pacienta

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in