Përfundon në emergjencë pasi djeg këmbët duke u nxehur në shporet


Një vajzë e re nga një fshat në Ferizaj ka përfunduar në emergjencë pasi i janë djegur këmbët teksa ishte duke i nxehur në një furrë të shporetit me dru.

Vajza kishte futur këmbët në furrë pasi sapo kishte mbërritur nga qyteti ku kishte dalë për të pirë kafe dhe kësisoj i ishin ngrirë këmbët.

Nëna e vajzës tregon ngjarjen.

“Unë sa ja shtina shporetit do dru edhe murr flakë me madhe, erdh qika jem se dul me pi kafe. Edhe i thash, ruju se shporeti u kall keq, ajo tha hajt bre nan mos ta nin se buallice sjom. I shtini kamt nfurre edhe e murr telefonin, e met nto, veç kur ka bertit, avvvv kuku mshkun kamt”, tregon nëna e vajzës së lënduar.

Me të parë se çfarë ka ndodhur nëna e vajzës thotë se ka bërtitur “Islam na shkoj qika, i shkun kamt”, edhe n’at’a ka ardhur Islami dhe e ka futur vajzën në Golf 2-sh dhe e ka dërguar në emergjencë.

Këmbët e vajzës janë mirë me shëndet por ende vajza nuk mund të shkelë në këmbët e saja.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Përfundon në emergjencë pasi djeg këmbët duke u nxehur në shporet

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in