Pse në takimi e trenit Skender Hyseni piu CocaCola, e të tjerët langje dhe ujë


Fotografia në të cilen shihet kryeministri me ekipën e tij duke gjetur zgjidhjen sesi ta ndalë trenin nga Beogradi, qet në pah edhe një detaj tepër të rëndësishëm.
Në tavolinën me 6 veta por me 7 gota shihen lëngje frutash dhe ujë, por vetëm një Coca Cola.

Burime brenda takimit bëjnë të ditura për Kukunews se Coca Cola ka qenë për ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni.

Arsyeja pse ai vetëm ai ka porositur Coca Cola, ka të bëjë me faktin se Skender Hyseni direkt nga ai takim, është nisur së bashku me misionin tren-ndalës të Njësisë Speciale ROSU.

“Kur u mor vendimi për dërgimin e ROSU në veri, ministri Hyseni tha që edhe ai po niset bashkë me policët. Andaj porositi një Coca Cola pasi që ka shumë sheqer dhe jep forcë”, tha burimi brenda takimit.

Fillisht të gjithë në takim u çuditen me këtë sjellje të ministrit Hyseni, madje ministri I Jashtëm, Enver Hoxhaj e ka akuzuar Hysenin se porositi Coca Cola vetëm për të treguar se kinse ai është i veçantë dhe se ka rrënjë aristokrate.

Por ministri Hyseni e siguroi kryeministrin që nuk porositi Coca Cola vetëm për tu dukur më i veçantë por kur e mori vesh që duhet ndërhyrë në veri, i ka ra sheqeri edhe ka nevojë për pak balancim.

Siç u pa më vonë, operacioni i ROSU përfundoi me sukses, ndërsa kryeminstri ia ka dërguar Hysenit një komplet Coca Cola në banesë si shenjë falenderimi për punën e bërë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Pse në takimi e trenit Skender Hyseni piu CocaCola, e të tjerët langje dhe ujë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in