Putini përshëndetë arritjen e marrëveshjes mes PAN-it dhe Pacollit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që është edhe një mik i vjetër i Behgjet Pacollit ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes koalicionit pro amerikanë dhe partisë pro ruse, në Kosovë.

Sipas presidentit rus, arritja e një marrëveshjeje mes koalicionit pro-perëndimor PDK-AAK-NISMA dhe partisë pro-ruse AKR është një hap i rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit.

“Bashkimi i partive pro-amerikane dhe partisë pro-ruse është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e stabilitetit në Ballkan, dhe në mënyrë specifike në zemrën e Serbisë, Kosovën”, ka thënë Putin.

Sipas tij, kësaj marrëveshjeje i gëzohet e gjithë Rusia sepse tregon se në Kosovë ka një gatishmëri që të ecet përpara.

“Mikut tim Pacollit i uroj suksese dhe shpresoj që të afrojë Kosovën sa më afër Rusisë”, ka thënë Putini.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
2
OH BRE

Putini përshëndetë arritjen e marrëveshjes mes PAN-it dhe Pacollit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in