Ramadan Muja në gjendje kritike: I mbet hurma në fyt


Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka kapitulluar sot, kur me rastin e ngrënies së iftarit në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka ngrënë disa hurme të cilat i kanë mbetur në fyt.

Zëdhënësi i Komunës, ka thënë se kryetari ka qenë duke pritur që të bëhet iftar por meqënse i ka rënë sheqeri, ka provuar që ta prish me një hurme por ka ndodhur ajo që askush nuk e priste.

“Se di saktësisht se si ka ndodhur veç e di që e kam parë Ramadan Mujën teksa ka folur në telefon me dikë dhe më duket se i kanë dhënë një lajm tragjik dhe në atë moment ka kapitulluar”, ka thënë zëdhënësi i Komunës.

Sipas tij, Muja pas këtij iftari ka pasur në plan të bëjë jogging dhe më pas të shëtitet nëpër Qendrën Historike të Prizrenit, aty ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja puqen.

Në ndërkohë, Policia ka lajmëruar se ka ndodhur një aksident në atë zonë ku një fëmijë rastësisht e ka humbur jetën.

“Megjithatë i gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin. Të lutemi më Ramadanin”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Prizrenit.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Ramadan Muja në gjendje kritike: I mbet hurma në fyt

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in