Reja e Shyhretes virgjine – fëmija i parë do jetë djalë


Fillimisht për shkak të angazhimit tonë në hapjen e zyrës së re për audiencën e jashtëtokësorëve ju kërkojmë falje që ju kemi lënë në terr informativ duke mos e përcjellë një nga ngjarjet më të mëdha të këtyre ditëve, martesën e djalit të Shyhrete Behlulit me një vajzë simpatike shqiptare.

Por nuk ju lëmë pa ekskluzive.

Gazetari i specializuar në virgjëri të femrave, ka gjetur se reja e Shyhrete Behlulit ishte virgjine.

blank

Një fotografi ekskluzive e siguruar nga gazetari jonë nga dhoma e fjetjes së çiftit më të ri tregon se reja çarçafi ku kanë kaluar natën  e parë çifti i lumtur, në mëngjes ka qenë i kuq.

“Me ti parë shenjat e kuqe menjëherë kam thirrur redaktorin për virgjinitet dhe më pas ia kam dhënë lajmin: Reja e Shyretes është virgjine”, rrëfen gazetari i specializuar për virgjinitet.

Redaktori nuk  shpreh gëzimin për gjetjen e këtij fakti dhe në një prononcim për media tha se ndihet i lumtur që më në fund lexuesi shqiptar do të pushojë së pyeturi vetën: ishte apo s’ishte.

Por kjo nuk është e tëra.

Duke zhbiruar më shumë, kemi zbuluar se Shyreti pritet të bëhet edhe gjyshe por jo çfarëdo gjyshe.

“Fëmija i parë i rejes së Shyhretit sipas mjekëve pritet të jetë djalë”, ka thënë redaktori i lajmeve “të famshmit dhe bebet” në Agjencinë tonë.

Urime Shyhi.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
3
OH BRE

Reja e Shyhretes virgjine – fëmija i parë do jetë djalë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in