Rusët i kishin mësuar këngët e Labit që të dukeshin si shaca në “Darken e Gurbetqarit”


Radiotelevizioni publik i Kosovës ka mbetur prapa në dekonspirimet e ndryshme kështu që Kukunews ka dalë në pah me seriozitetin e saj.

Kukunews ka siguruar dokumente me mijëra fakte sesi rusët dhe serbët e arrestuar dje nga Policia e Kosovës kishin në plan që të helmonin Labinot Tahirin në Darken e Gurbetqarit.

Kjo Darkë e cila është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës pasi organizohet nga njeriu më i ndritur dhe koka më e respektuar politike në Kosovë, Labinot Tahiri.

Rusët duke e ditur se Labinot Tahiri e ka në dorë krejt Kosovën dhe pa Labin Kosova nuk ka ardhmëri andaj edhe e kanë targetuar Labin për ta likuiduar si shpëtim për Rusinë dhe ndikimin e saj në Kosovë.

Kësisoj ata kishin planifikuar që të visheshin edhe si shaca dhe gjithashtu kishin mësuar të gjitha këngët e Labinot Tahirit dhe gjithashtu edhe vallen e Rugovës dhe vallen dy hapa përpara 1 e gjyse mbrapa që të dukeshin krejtësisht si shaca.

Rusët kishin në plan ta helmonin Labin në “Darkën e Gurbetqarit”

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
4
OH BRE

Rusët i kishin mësuar këngët e Labit që të dukeshin si shaca në “Darken e Gurbetqarit”

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in